Italiani i pastrehë që fitoi 37 mijë euro në llotari në tetor, por nuk mundi ta arkëtonte biletën për shkak se kishte dokumenta të vjetra, më në fund ka gjetur një zgjidhje.


Autoritetet e kanë takuar dhe i kanë mundësuar të marrë paratë.

Gianluigi, i njohur më mirë me pseudonimin e tij Cassano, fillimisht nuk ishte në gjendje të arkëtonte biletën sepse nuk kishte kartë shëndetësore dhe numri i tij i taksave i kishte skaduar.

Sipas gazetës italiane “Corriere Adriatico”, pas një muaji vështirësi, zyrtarët thanë të premten e kaluar se ai mund të tërheqë paratë.

“Për të mbledhur fitimet, ju duhet një kartë shëndetësore, por unë nuk kam një të tillë. Kam vetëm një numër të vjetër tatimor që është i pavlefshëm,” tha Gianluigi, duke shtuar se paratë e fituara do t’i disponojë vetë dhe se ai ende dëshiron të jetë “i padukshëm”.

Më 24 tetor, Cassano fitoi premiumin në lotin 4+1 dhe për biletën pagoi 1.5 euro.

Ai është me origjinë nga Pulia. Ata që e njohin në qytetin e tij të lindjes, Senigallia, një qytet turistik në provincën e Marco, e quajtën Cassano sipas ish-sulmuesit të Romës dhe Italisë, Antonio Cassano, i cili ka lindur në qytetin e Barit.