MOLDAVI- Fotot e mëposhtme janë nga festa që ka shpërthyer në Moldavi pas kualiufikimit të Euro24. Siç shihet, djemtë e kombëtares kanë festuar me shampanjë direkt pas përfundimit të ndeshjes me Moldavinë.


Ndërkohë që festa ka vazhduar edhe në dhomat e zhvjeshjes, ku u janë bashkuar Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe trajneri Sylvinho.

Shqipëria zyrtarisht është kualifikuar në Euro2024. Në ndeshjen e sotme në Moldavinë, kuqezinjtë fituan avantazh me 1 gol.

Ishte Taulant Seferi që arriti të fitojë një penallti në favor të kuqezinjëve në minutën e 24.

Më pas Sokol Cikalleshi nuk gaboi dhe arriti që të çonte kombëtaren në avantazh ndaj Moldavisë.

Por vendasit në minutën e 87 arritën që të barazonin shifrat dhe të rrëmbenin një pikë

Loja ka qenë e dominuar nga kuqezinjtë, të cilët po mbështeten dhe nga tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Moldavisë për t’i përkrahur.

Shqipëria është në vend të parë në grupit E me 14 pikë gjithsej. Ndeshja e fundit e kuqezinjëve është më 20 nëntor ndaj Ishujve Faroe.