Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun për kryerjen e “një prej mizorive më të rënda të shekullit në Gaza”.


Kryeministri izraelit “ka hyrë në histori si kasapi i Gazës”, tha Recep Tayyip Erdogan sipas Sky News.

“Me vrasjet që kreu në Gaza, Netanyahu po ndez antisemitizmin dhe po rrezikon sigurinë e popullit të Izraelit dhe të gjithë popullit hebre”, tha ai.

Duke folur me ligjvënësit në parlament, Erdogan tha se deklaratat e bëra nga qeveria izraelite po “zvogëlojnë” shpresat e Ankarasë se pauza mund të shndërrohet në një armëpushim të plotë.