Gratë që lindin me prerje cezariane pa anestezi, dezinfektim i spitaleve të mbipopulluara me uthull dhe rritje të lindjeve të parakohshme. Është një përditshmëri e re, brutale në Gaza, e cila është ekspozuar ndaj agresionit brutal të Izraelit për më shumë se tre javë.


“Lindjet me prerje cezariane ndodhin për shkak të frikës dhe stresit tek gratë shtatzëna. Ne gjithashtu shohim se ka gjithnjë e më shumë lindje të parakohshme, gjë që është e rrezikshme sepse kemi gjithnjë e më pak pajisje të nevojshme për foshnjat e lindura para kohe”, tha mjeku Nasser Bulbul nga spitali al-Shifa për agjencinë e OKB-së UNFPA.

Sipas të dhënave të UNFPA-së, aktualisht në Gaza janë 50 mijë gra shtatzëna dhe rreth 5500 prej tyre do të lindin muajin e ardhshëm. Shumë gra në lindje dalin nga maternitetet vetëm pas disa orësh dhe gjithsesi kushtet në spitale janë çnjerëzore. Në shtëpitë e tyre, nëse janë fare të paprekura, nuk është më mirë – nuk ka energji elektrike, ujë të pijshëm, pa karburant dhe lidhjet telefonike e interneti janë të luhatshme.