Në 24 orët e fundit më së shumti shi – 87 litra për metër katror kanë rënë në Mavrovë Anovë, më pas Dibër me 65, Kriva Pallanka 57, Berovë 40, Shkup – Petrovec 33, Kumanovë, Gjurishtë dhe Popova Shapka 31, Strumicë 24, Ohër. dhe Krushevë 23 secili, Shkup – Zajçev Rid 22, Tetovë 18, Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Manastir secili 17, Shtip 16, Prilep 14, Pretor 13, Veles 12, Vinicë 10, Topolçan 9 dhe Dojran me 8 litra për metër katror thonë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPH).


Nga aty theksojnë se gjatë natës ka qenë mot i vranët me reshje shiu, i cili në disa vende ka qenë i rrëmbyeshëm i përcjellë me bubullima dhe mund të ketë breshëri. Dita e sotme paraqitet e vranët me reshje të dobëta deri në mesatare shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.