Era e zgjedhjeve parlemntare ka filluar të nuhatet nga partitë politike. Të gjithë partitë i matin forcat me prurjet e reja për të bindur opinionin se janë në rrugë të duhur. Sonte kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha është takuar me student të Shkupit ku thotë se ata janë të gatshëm në rrugën dhe vizionin e tyre drejtë Evropës, përcjell TS.

“Takim me një grup studentësh nga vendbanimet e Shkupit të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për të dëgjuar vizionin tonë për ndërtimin e një gjenerate të re politike.
Ndihem jashtëzakonisht krenar me kreativitetin dhe vullnetin për ndryshim të kësaj rinie të mrekullueshm” ka shkruar Hoxha.