Komisioni për çështje të zgjehdjeve dhe emërimeve me debatin për propozimin për gjykatës të ri kushtetues do të vazhdojë nesër, pasi që sot në Kuvend u diskutua rreth propozimit të shumicës në pushtet, profesoreshës Jadranka Daboviq Anastasovska.


Sipas deputetes së VMRO-DPMNE-së, Eli Panova, kandidatja Daboviq ka biografi mjaft të shkurtë impozante, megjithatë nuk e përmbushë njërin prej kushteve.

“Po harroni të përmendni se në periudhën 2005-2009 ishte anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për momentin, siç jam e informuar, është anëtare e Këshillit drejtues të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë. Do të thotë atë kushtin se gjykatësit kushtetues nuk duhet të kenë përkatësi politike, ndoshta në këtë rast është anashkaluar, përkatësisht janë të dukshme simpatitë që ky kandidsat i ka ndaj LSDM-së”, tha ajo.

Deputeti i opozitës, Antonio Milloshoski, theksoi se shumica parlamentare duhet të ketë vullnet t’i dëgjojë biografitë e të gjithë kandidatëve.

“T’i ftojmë të gjithë kandidatët dhe secili, së paku në gjysmë ore, ta prezantojë veten dhe t’i tregojë kapacitetet e veta personale se përpse ai ose ajo do të ishin anëtarë më të mirë të gjykatës kushtetuese”, tha ai.

Sipas deputetit Dajanço Eftimov nga VMRO-DPMNE, fakti që kandidatja ka marrë pjesë në sjelljen e Ligjit për pronësi dhe Ligjit për dewnacionalizim, do të jetë sfidë për mënyrën e implementimit të ligjeve.

Krahas Daboviq Anastasovska, opozita sot propozoi tre kandidatë të tjerë, përkatësisht profesorët Rodna Zhivkovska dhe Savo Klimovski nga Fakulteti juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” – Shkup dhe gjykatësin shumëvjeçar dhe prokuror, Todor Nikolla Vitlarov.

Propozomi për gjykatës të ri bëhet për shkak të vendit të zbrazur të gjykatësit Jovan Josifovski, mandati i të cilit skadoi në janar të vitit 2022.