Chat-GPT i OpenAI po merr një përmirësim të madh që do të lejojë ngarkimin e dokumenteve për analizë.


Versioni i ri, i cili aktualisht është në një fazë provë dhe i disponueshëm vetëm për disa abonentë, do të lejojë bashkëngjitjen e dokumenteve të ndryshme, duke përfshirë dokumente në formatin PDF.

Pas ngarkimit të dokumentit, mjeti mund të analizojë përmbajtjen e tij dhe të bëjë një përmbledhje të shkurtër ose çdo gjë tjetër që ju kërkoni.

Abonentët “Chat-GPT” mund ta testojnë atë duke zgjedhur opsionin “Analiza e avancuar e të dhënave”.