Bill Gates mbushi hundën dhe zbriti në kanal (VIDEO)

Bill Gates, miliarderi amerikan dhe bashkëthemelues i Microsoft, ka postuar në rrjetet sociale një foto të tij duke zbritur në kanalizimet e Brukselit.


Ai ka shënuar 19 Nëntorin, Ditën Botërore të Tualetit, në nëntokën e kryeqytetit të Belgjikës.
Megjithatë, në një postim në LinkedIn, Gates shpjegoi se ai nuk hyri në një kanalizim aktual, por në muzeun e tij në atë qytet.

– Ishte e mrekullueshme të vizitoje muzeun e ujërave të zeza rreth nëntë metra poshtë Brukselit – tha Gates.
Ai shtoi se “mësoi shumë për historinë befasuese të sistemit të kanalizimit të këtij qyteti dhe se si shkencëtarët testojnë ujërat e zeza për Covid, poliomielit dhe sëmundje të tjera infektive për t’i mbajtur njerëzit të shëndetshëm”.