Bashkimi Evropian nuk do të arrijë synimin për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha artilerie dhe raketa deri në mars të vitit të ardhshëm, tha ministri gjerman i Mbrojtjes.


Derisa ka mbërritur në takimin e ministrave të mbrojtjes së BE-së në Bruksel, ai gjithashtu kritikoi vendosjen e këtij synimi në mars të këtij viti në një afat prej 12 muajsh.

Këto komente paraqesin pranimin e parë publik nga një ministër i lartë në Bashkimin e Evropian se synimi nuk do të përmbushej, megjithëse rreth këtij synimi diplomatët dhe zyrtarët kanë shprehur skepticizëm privatisht për muaj të tërë.

Synimi ishte vendosur si përgjigje e nevojës urgjente dhe të vazhdueshme të Ukrainës për predha artilerie prej 155 milimetrash, të cilat janë bërë element kyç për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus.