Dje në mbrëmje (8 nëntor) rreth orës 22:30, zyrtarët policorë të  Tetovës kanë privuar nga liria 33-vjeçarin K.B. nga Tetova, i cili raportohet se një orë më parë kishte sulmuar fizikisht nënën  e tij 59-vjeçare në banesën në të cilën jetonin së bashku në Tetovë. Ai poashtu  ka dëmtuar disa nga sendet shtëpiake. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.TS