Efektivët e policisë të SPB-Tetovës, dje (09-nëntor) rreth orës 20:30, në rrugën “170” në Tetovë kanë privuar nga liria personin N.S. (22) nga Treboshi i Tetovës dhe 24-vjeçarin A.A. nga Leshnica e Poshtme e Tetovës, për aersye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetë dhe konfiskuar marihuanë dhe një thikë. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes do të përgatitet parashtresë përkatëse. TS