Arrestohet 47 vjeçari nga Kalishti, ja çka i gjeti policia (FOTO)

Më datë 16.10.2023 rreth orës 16:00 në fshatin Kalishtë, komuna e Vrapçishtit, zyrtarë policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin F.S.(47) nga fshati Kalishtë. Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie “Suhl” e kalibrit 12 mm me 23 fishek të kalibrit 12 mm dhe një pushkë-pompë gjuetie pa dokumentet e nevojshme. F.S. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.