Një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit duket se po hyn në fuqi, pavarësisht një breshërie zjarri artilerie izraelite dhe sirenave që paralajmëronin për raketa nga Gaza në minutat pasi duhej të fillonte.


Gazetarët e CNN në qytetin jugor të Izraelit, Sderot, thanë se tingujt e zjarrit të armëve të rënda u ndalën rreth orës 07:18 të mëngjesit me orën lokale (12:18 pasdite ET), transmeton Klan Kosova.

Ata dëgjuan atë që dukej si të shtëna armësh brenda Gazës rreth 20 minuta më vonë, por zjarri i artilerisë, sulmet ajrore dhe raketat duket se janë ndalur.