“Jam ende gjallë.” Ishte ky reagimi i Papa Françeskut pas daljes së lajmit se Ati i Shenjtë kishte pasur disa probleme me shëndetin.


Pas lajmit për grip dhe inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes, Papa u vendos nën vëzhgim mjekësor. Françesku shtoi se vuante nga bronkiti akut dhe infektiv. “Faleminderit Zotit që nuk ishte pneumoni,” shtoi ai.

Bergoglio saktësoi se ai nuk ka më temperaturë, por shtoi se vijon që të marrë antibiotikë.