Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani ku 4 shqiptarë humbën jetën pas shembjes së skelës së ndërtimit dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.


Luan Cemenja, daja i shqiptarit që mbeti i plagosur ka treguar nipi i tij ndodhet në gjendje kome, prej 48 orësh.

Cemenja tha se nipi i tij punonte disa muaj në emigracion dhe se biletën e kthimit e kishte prerë më 2 dhjetor.

“Quhet Alfred Visha nga mati. Është ende në gjendje kome, parametrat raportojnë se janë stabël. Shumë i dëmtuar. Mbushen 48 orë, presim informacion të ri. Aty ka qenë edhe një nga fshati im, unë jam nga Dibra, ai quhet Astrit Gjeka nga selishta me origjinë, por familja e tij rri në Durrës. Është konfirmuar i vdekur ai, shumë i dëmtuar. Nipi im shkonte dhe vinte, ndërsa me datë 10 dhjetor mbush 2 muaj, me datë 2 dhjetor kishte prerë biletën për të ardhur dhe është aksidentuar. Nuk kam njohje tjetër, të tjerët më duket se janë nga Elbasani.

Mundësia është pak, një vëlla i Afredit që rri në Itali ka shkuar të interesohet bashkë me kushërirën e tij. Mbajmë kontakte, ai në parametra është stabël me tendencë përmirësimi”, tha Cemenja për Report Tv./M.K-dritare.net