Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi ka komentuar sondazhin e fundit për rejtingun e partive politike, duke drejtuar kritika në adresë të ASH-së.


Ja çka shkruan:

Është për të të ardhur keq se si Artan Grubi ka arritur të kapë ASH-në. Edhe më shumë për të ardhur keq është fakti se si ASH-ja ka hyrë në kthetrat e Artan Grubit dhe vazhdon të luaj lojërat e tij me sondazhe të rrejshme.
Imagjinoni, Bashkim Bakiu, anëtari i ASH-së i punësuar tek kabineti i Artan Grubit, përmes një instituti të themeluar vetë, bën sondazhe ku BDI-në e nxjerr të parën e ASH-në me rritje të lartë!
Pse bre trima i reprizoni veprimet e njëjta me të cilat para dy viteve në zgjedhjet lokale pësuat debakëll në Tetovë?
Kështu bënit anketa të kurdisura edhe atëherë dhe pësuar debakëll. As një këshilltar nuk e morët!
Nëse nuk mëson nga e kaluara, pësimi ose dështimi në të ardhmen do të jetë edhe më i madh, por edhe më i dhimbshëm!”, nënvizon Azizi në një postim në facebook