Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave ka nxjerrë një vendim detyrues që ndalon përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve për reklama të synuara në Facebook dhe Instagram.


“Ndalimi i përpunimit të të dhënave personale për reklamim të synuar mbi bazën ligjore të kontratës dhe interesit legjitim është futur në të gjithë Zonën Ekonomike Evropiane”, njoftoi Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), raporton France 24.

Urdhri vjen pasi Meta njoftoi se përdoruesit e Facebook dhe Instagram në Evropë do të mund të abonohen për të përdorur rrjetin social pa asnjë reklamë nga ky muaj.

“Meta ka njoftuar tashmë se do t’u japë mundësinë qytetarëve në BE dhe Zonën Ekonomike Europiane për të miratuar dhe në nëntor do të ofrojnë një model abonimi në përputhje me kërkesat rregullatore”, tha një përfaqësues i Metës.

Vendimi detyron rregullatorin irlandez të të dhënave, i cili ka juridiksion mbi operacionet e Metës në Evropë, të marrë masat përfundimtare për këtë çështje brenda dy javësh, me ndalimin që hyn në fuqi shtatë ditë më vonë.