Zyrtarisht mund të bëni një abonim me pagesë, nëse doni të përdorni Facebook dhe Instagram pa reklama

Kompania amerikane Meta njoftoi këtë të hënë se do të ofrojë një pagesë abonimi nga nëntori për ata përdorues të saj në Evropë që duan të përdorin platformat e saj Instagram dhe Facebook pa reklama.


Kështu, ajo do të jetë në përputhje me rregulloret e BE-së për të dhënat personale dhe reklamat e synuara.

Përdoruesit në BE, Zvicër dhe në pjesën tjetër të Zonës Ekonomike Evropiane (Islanda, Norvegjia, Lihtenshtajni) do të kenë opsionin “të vazhdojnë të përdorin dy platformat falas me reklama të personalizuara ose të abonohen dhe të mos shohin më reklama“, tha kompania.

Abonimi do të jetë 9,99 euro në muaj për një llogari në Instagram ose Facebook në kompjuter dhe 12,99 euro për aplikacione celulare në smartphone.