Sot herët në mëngjes, një zjarr shpërtheu në një klub nate në qytetin spanjoll Murcia, ku humbën jetën të paktën 13 persona, raporton Anadolu.


Shërbimet lokale të urgjencës thonë se zjarri shpërtheu në klubin e natës “Teatre” rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale. Zjarrfikësve iu deshën rreth tre orë për të shuar plotësisht zjarrin.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të ndërtesave të dëmtuara rëndë dhe supozohet se mund të gjejnë viktima të tjera. Është bërë e ditur se identifikimi i trupave do të jetë i vështirë dhe mund të marrë kohë për shkak se trupat e viktimave janë djegur.

Ndërkohë, shumë miqve dhe familjarëve të atyre që mund të kenë qenë viktima po u ofrohet mbështetje psikologjike teksa përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

Jairo, babai i 28-vjeçares së zhdukur, ndau me mediat mesazhin zanor që vajza e tij i dërgoi rreth orës gjashtë të mëngjesit.

“Mami, të dua, do të vdesim”, ka thënë vajza e tij.

Ky është zjarri më vdekjeprurës në një klub nate në Spanjë që nga viti 1990, kur 43 persona humbën jetën në një diskotekë në qytetin e Zaragozës.

Ndihma mjekësore u është ofruar katër personave, dy femra dhe dy meshkuj, për shkak të thithjes së tymit.

“Ne jemi të shkatërruar”, tha kryetari i Bashkisë së Murcias, Jose Ballesta për TVE të Spanjës.

Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet e zjarrit.