Ylberi nga ajri habiti shumë njerëz: Arrihet të filmohet me rrathët e plotë

Shumë mbetën të habitur kur mësuan një fakt më pak të njohur për ylberin. Është e vështirë të mos e duash fenomenin shumëngjyrësh, por shumë njerëz nuk e dinë që ylberi shtrihet përtej harkut gjysmërrethor që ne shohim nga Toka.


Një punonjës i EMS nga Australia shpjegoi se ylberet janë në të vërtetë rrathë të plotë dhe mund të shihen në tërësinë e tyre vetëm nga qielli. Ai ndau një foto që tregon ylberin në lavdi të plotë.

“A e dini se ylberet janë në të vërtetë një rreth i plotë? Zakonisht shohim vetëm harkun, sepse Toka dhe horizonti bllokojnë pjesën tjetër të rrethit”, thuhet në përshkrimin e imazhit në Facebook.

“Rrethi i jetës”, “E bukura”, “Faleminderit që e ndave këtë”, “E pashë nga aeroplani dhe nuk mund ta besoja”, janë vetëm disa nga komentet poshtë postimit.