Mes lotësh, Viven ka treguar se ndarja e tyre nuk ka ardhur për shkak të ndonjë tradhtie apo sherri të madh por në fakt Getinjo është i varur nga lojërat e fatit


Ndarja e Vivien dhe Getinjo ka qënë sigurisht një ndër lajmet që ka pushtuar kryartikujt e shtypit rozë.

Në një intervistë ekskluzive për “Mos i bjer me top”, drejtuar nga Ronaldo Sharka dhe Erjola Doci, modelja bukuroshe ka folur për herë të parë për Getinjo, duke zbuluar arsyen e vërtetë që fshihet pas ndarjes së tyre.

Mes lotësh, Viven ka treguar se ndarja e tyre nuk ka ardhur për shkak të ndonjë tradhtie apo sherri të madh por në fakt Getinjo është i varur nga lojërat e fatit dhe ishte pikërisht kjo arsyeja që marrëdhënia e ciftit mori fund.

Vivien ka treguar se është ndarë përfundimisht nga Getinjo, pavarësisht se vazhdojnë ende të komunikojnë me njëri-tjetrin.

“Unë jam ndarë me Getinjon, jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose nëj tradhtie. Një arsye që ka kohë që ishte pjesë e jona, është një gabim ose fiksimi i tij me nëj gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë këto lojërat e fatit edhe që shkatërron cdo familje, cdo lidhje dhe cdo marrëdhënie që njeri mund të ketë me tjetrin. Mua më vjen shumë keq”, tregon mes lotësh Vivien.

Vivien ka treguar se ajo dhe familja e tij kanë bërë të pamundurën për ta ndihmuar që ai të heqë dorë nga ky ves, duke shtuar se edhe vet ai është i vetëdijshëm për këtë gabim.