Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egjipt ku si pasojë e një aksidenti zinxhir, 32 persona kanë humbur jetën dhe 63 të tjerë kanë mbetur të plagosur.


Rrjedhja e vajit të motorit nga një makinë duket se ka shkaktuar përplasjen me disa automjete që më pas kanë marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në provincën Behra të Egjiptit.