Profesor Dr. Vello Markovski do të kandidohet për president i shtetit si kandidat i pavarur. Ai do të kërkojë mbështetje nga 10.000 qytetarëve, nënshkrimet e të cilëve, siç informoi sot në një konferencë për shtyp, do të mblidhen në përputhje me dispozitat ligjore pas shpalljes së zgjedhjeve.


Në periudhën deri në zgjedhje do ta prezantojë platformën dhe pret mbështetje nga të gjithë qytetarët, pa dallim të përkatësisë partiake. Do të pranojë mbështetje nga të gjithë, përveç nga individë dhe parti që, siç tha, madje edhe me një deklaratë e kanë mohuar, mohimin shumëmijëvjeçar të popullit maqedonas, të gjuhës maqedonase dhe ekzistencën shekullore të kombit bashkëkohor maqedonas.

“Kandidati i pavarur për president i mbështetur nga populli është një mundësi e mirë për bashkimin dhe funksionimin e shtetit”, tha Markovski.

Edhe pse është anëtar i VMRO-DPMNE-së, ai tha se nuk ka biseduar me liderin e partisë Hristijan Mickoskin për kandidimin e tij edhe pse sipas njohurive të tij, ai ishte në listat e partive për matjen e rejtingjeve për kandidatët e mundshëm për zgjedhjet e ardhsme presidenciale.

Vendimin që të jetë kandidat për president, tha e ka marrë pas shumë bisedave. Zgjedhjet e ardhshme, sipas tij, do të jenë një mundësi për një ndryshim të guximshëm, thelbësor dhe cilësor në kryerjen e funksionit të presidentit të shtetit.

Sipas tij, duhet të presim që Evropa t’i zgjidhë problemet e saj dhe më pas të mendohet se si do të zhvillohen negociatat me BE-në. Markovski konsideron se e gjithë procedura me ndryshimin e Kushtetutës duhet të ndërpritet.

Është hapur edhe faqja e internetit velomarkovski.mk ku qytetarët më hollësisht mund të informohen për programin e tij.