Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

Greva në prokuroritë do të vazhdojë edhe më tutje, njoftoi sot kryetari i Sindikatës së Punëtorëve nga Administrata, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve (AOGJSHQ), Tërpe Deanoski, në konferencë për media para Prokurorisë Themelore Publike.


Sindikata e punonjësve administratorëve dhe punonjësve gjyqësor e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së RMV-së për formimin e grupit të punës, për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre, por thonë se negociatat nuk duhet të shtyhen.

Ata thanë se presin që grupi punues të fillojë punën për shtatë ditë dhe se në mbledhjen e parë do të kërkojnë përcaktimin e afateve, pra që grupi punues të përfundojë punën për dhjetë ditë.

“Nëse nuk i pranojnë kërkesat tona, greva do të vazhdojë në mënyrë më rigoroze dhe nuk do të bëhet asnjë detyrë në prokurori. Nëse nuk arrijmë marrëveshje presim që të na bashkohen kolegët nga gjykatat dhe kolegët e avokatisë”, thanë nga Sindikata