Sulmet ajrore izraelite që nga e shtuna shkatërrojnë 7 xhami në Gaza

Sulmet ajrore izraelite që nga e shtuna kanë shkatërruar shtatë xhami në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.


Avionët luftarakë izraelitë sulmuan me shumë raketa xhaminë Al-Abbas në qendër të Gazës.

Sulmet kanë shkaktuar shkatërrimin e shtatë xhamive, ku më e fundit është xhamia Al-Abbas. Më parë, Izraeli në Gaza kishte goditur xhamitë al-Susi, Al-Yarmouk, Al-Amin Mohammad, Ahmed Yassin, Al-Habin Mohammad dhe Al-Garbi.

Sulmet e intensifikuar të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës vazhdojnë.

Të shtunën, grupi i rezistencës ‘Hamas’ me bazë në Gaza nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, duke lëshuar një breshëri raketash. Grupi tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve.

Ushtria izraelit në hakmarrje nisi një operacion kundër grupit ‘Hamas’ në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se mes luftimeve të vazhdueshme numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Gaza është rritur në 560, ndërsa numri i personave të lënduar është rritur në 2.900.

Ndërkohë, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, të paktën 800 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2.300 të tjerë janë plagosur në luftime.