Askush nuk është i sigurtë në disa grupeve në rrjetin social “Telegram”.


Bëhet fjalë për disa persona që kanë krijuar llogari të ndryshme, me një pjesëmarrje deri në 55 mijë anëtarë, ku çdo orë të ditës shpërndahet material pornografik, porositen baste, kërkohen punonjëse seksi dhe eskorta.

Në grupe dërgohen materiale të paimagjinueshme: porno me fëmijë; pedofilë të ardhshëm që kërkojnë të flasin dhe të komunikojnë me fëmijë, njëri prej tyre ndan një bisedë në SnapChat me një vajzë 8 vjeç, pamjet e të cilës, siç mund ti shihni të mbuluara në video, shpërndahen për anëtarët e etur të grupit që nuk hezitojnë të kërkojnë më shumë.

“Sa i kam kërku këto me fëmijë”,-shprehet njëri prej tyre.

Ta rinisim dhe njëherë nga fillimi! Si mund të aksesohen këto grupe?

Këto grupe janë sekret! Pikë së pari në to nuk mund të futet kushdo, por duhet një ftesë e brendshme për t’u bërë pjesë e tyre. Më pas, ti bie në kontakt vetëm nëpërmjet ekranit të një kompjuteri me perversitetet që fliten, kërkohen por edhe shpërndahen. Pse në kompjuter? Sepse Telegram, këto grupe i ka shënuar me një “njollë të kuqe” dhe asnjë informacion nuk mund ta shihni nga telefoni juaj.

“This group can’t be displayed because it ëas used to spread pornographic content,”-shkruhet në faqen kryesore; që në shqip do të thotë: Ky grup nuk iu hapet sepse përdoret për të shpërndarë materiale pornografike. Çka do të thotë që algoritimi i rrjetit ka dedektuar se çfarë ndodh, por nuk ka bërë asgjë për t’i ndaluar. Materialet me përdorimin e fëmijëve, alarm për prindërit, mos shpërndani foto të fëmijëve!

Në një prej grupeve, me emër “PPSH”, me 52 mijë anëtarë, anëtarët bëjnë debat për një video që aktualisht është fshirë nga vetë “admin”, ku nga biseda kuptohej se bëhej fjalë për pedofili.

Ishte një video, ku kryhej marrëdhënie seksuale me të mitur, që më pas ishte fshirë nga grupi. Por anëtarët… e kërkojnë sërish.

Po e sjellim të zbardhur për ju:

Deleted Account: Ku i gjeni këto video me fëmijë? Sa i kam kërkuar…

Gjergj Fishta: Pse je kaq *q?

Deleted Account: Çfarë ke more që shan të * gomari. A të bëra gjë?

M: Mos mo vëlla se nuk janë gjë e mirë këto…

Gjergj Fishta: Pse je kaq rop * sa do të shohësh një fëmijë duke u *.

Gjykojeni vetë çfarë videoje ka qenë…

Një tjetër bisedë me një të mitur, një vajzë vetëm 8 vjeçe, zhvillohet në “Snapchat”. Një 18-vjeçar flet me të, i sheh fotot, ia filmon dhe më pas ia shpërndan në këtë grup. Me fytyrë! Me çdo detaj tjetër të mundshëm për ta bërë prenë më të lehtë për pedofilët e tjerë.

Gjithashtu, nuk mungojnë as videot ku kryehen marrëdhënie me kafshë. Mund të jenë, dhi, lopë, gomerë, qen, mace. Për ta nuk ka asnjë ndryshim, e filmojnë, e shpërndajnë, e shohin. Edhe e komentojnë.

Preja tjetër, më e preferuara, janë pamjet që u dërgojnë partneret. Një çift normal ku vajza i dërgon foto partnerit përfundon në këto kanale ku të gjithë ushqejnë fetishet e tyre me imazhet e njerëzve të zakonshëm. Pre për sytë e dhjetra predatorëve. Edhe vajzat e djemtë “VIP” nuk shpëtojnë dot. Nëse kanë video intime, shpërndahen!

Ndër to përmendim: Serena Sula; Ana Lleshi; I.GJ; Vali Corleone.

Nëse nuk kanë, zgjidhja gjendet. Personat në këto faqe paguajnë për të marrë foto të vajzave “VIP”, zakonisht në plazh, për t’i edituar si nudo, e më pas për t’i shpërndarë me audiencën që i pret.

Pre kanë rënë Luana Vjollca, Belinda Dragot, Ina Pojani, etj. Madje, bëjnë edhe kërkesë kolektive, ku me anë të sondazheve, publiku vendos se kë do të shohë nudo.

Dallohet që është montazh vetëm nga një logo që mund të ‘crop-ohet’ lehtësisht në fund, megjithatë derisa të vërtetohet se është një montazh. Pamjet ‘pushtojnë’ rrjetin.

Çfarë janë gjëra të paligjshme në Shqipëri?

Po, i keni në grupe! Kërkoni një numër, në një qytet dhe do ta gjeni. Madje ka edhe vajza që reklamojnë ‘shërbimet’ e tyre për të zgjeruar klientelën. Ndërkohë me raste ndeshjesh, vihet edhe ndonjë skedinë./Zeri.ai