Shikoni se si duket Gaza pasi izraelitët e goditën atë me më shumë se 500 raketa mbrëmë (FOTO/VIDEO)

Ushtria izraelite goditi “më shumë se 500 objektiva” të Hamasit gjatë natës, tha ushtria izraelite në një deklaratë.


Sulmet ajrore në Gaza vazhduan gjatë gjithë mëngjesit të së hënës.

Një gazetar i AFP raportoi për re të dendura tymi mbi Gaza.
Rrjetet sociale janë plot me foto dhe video të ndërtesave të rrafshuara.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se 413 persona janë vrarë në Gaza që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite.