SHBA dërgon në Mesdheun Lindor aeroplanmbajtëse në ndihmë të Izraelit

SHBA- Mes tensioneve në rritje, SHBA ka dërguar drejt Mesdheut Lindor në ndihmë të Izraelit një aeroplanmbajtëse USS Gerald R. Ford (CVN-78).


“Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë anije dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit në Mesdheun Lindor në një demonstrim mbështetjeje pas sulmit të Hamasit”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Duke u pozicionuar qartë pro Izraelit si ndër vite, Pentagoni ka nisur dhe anijet e tjera në Grupin Carrier Strike 12.

Këto të fundit përfshijnë Cruiser të Klasit Ticonderoga USS Normandy (CG-60), si dhe shkatërruesit e klasit Arleigh Burke USS Ramage (DDG-61), USS McFaul (DDG-74) dhe USS Thomas Hudner (DDG-116).

Amerikanët thanë se dërgesa do të shërbejë edhe për t’i ardhur në ndihmë evakuimit të mundshëm të qytetarëve amerikanë nga vendi nëse do ishte e nevojshme.

Sekretari Austin deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë municione për Izraelin dhe se ndihma për sigurinë do të fillojë të dërgohet të dielën.

Pentagoni do të shtojë gjithashtu avionë luftarakë në rajon, tha ai.

Presidenti amerikan Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të dielën se ndihma shtesë për Forcat e Mbrojtjes izraelite ishte nisur për në Izrael dhe mbështetje e mëtejshme do të vazhdonte në ditët në vijim, tha Shtëpia e Bardhë pas telefonatës mes tyre.