Autoritetet maqedonase përpiqen të evakuojnë pesë shtetas tanë nga Gaza – çift bashkëshortor dhe një baba me dy fëmijë të vegjël. Nënës së fëmijëve, e cila është shtetase e Palestinës i është dhënë vizë, deklaori ambasadori i RMV-së në Tel-Aviv, Shpend Sadiki, i cili sot referoi para deputetëve të Komisionit për punë të jashtme në Kuvend.


“Këtë e bëjmë çdo ditë. Ishin dy – një çift bashkëshortor dhe numri i fundit është pesë. Babai me dy djem të vegjël. Një pjesë e shtabit të krizës tani është i fokusuar në Gaza, në përpjekje që të nxirren ata pesë njerëz. Ajo që është e pamundur që ne të ndikojmë është vendimi kur do të hapet kufiri. Ky vendim varet nga egkjipti dhe pjesërisht edhe nga Izraeli. Jemi në komunikim me zyrtaren tonë në Kajro, Elma dhe me Maçej në Tel-Aviv dhe me shtetas tanë”, tha Sadiki

Ambasadori i ri, i cili iu përgjigj pyetjeve të deputetes Bllagica Llasovska nga VMRO-DPMNE se çfarë po bëhet që qytetarët tanë të largohen nga Rripi i Gazës, ndër të tjera informoi se për fëmijët që nuk kanë pasaportë janë lëshuar dokumente udhëtimi, ndërsa nëna e fëmijëve është shtetase palestineze dhe i është lëshuar viza.

“Nga autoritetet egjiptiane do të varet nëse do ta lejojnë të largohet nga vendi. Dhe ne do të insistojmë. Ambasada në Tel-Aviv nuk është e akredituar në territoret palestineze. Disa vende kanë marrëdhënie formale me ta, por ne nuk kemi dhe është një vendim politik, por ne ofrojmë mbrojtje konsullore për Bregun Perëndimor nga Ambasada në Tel-Aviv dhe për Gazën përmes Ambasadës në Egjipt”, tha Sadiki.

Ambasadori i ri theksoi se ne kemi një diasporë të vogël në Izrael dhe se numri i qytetarëve tanë atje varion nga 200 deri në 300.

Ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Tel-Aviv, në prezantimin e tij para deputetëve, kryesisht iu referua situatës në Izrael pas sulmit nga Hamasi më 7 tetor. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata atje pas ofensivës tokësore të paralajmëruar të Izraelit.

“Maqedonia e Veriut i përcjell qëndrimet e Brukselit dhe ne anagzhohemi për vazhdimin e negociatave deri në arritjen e një zgjidhjeje të përhershme dhe gjithëpërfshirëse. Kriza e dy javëve të fundit ka treguar se sa e rëndësishme është aleanca e SHBA-së me Izraelin, vendimtare për të ofruar mbështetje për Izraelin”, tha Sadiki.

Ai tha se marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit janë të shkëlqyera, por kemi bashkëpunim të dobët sektorial dhe ekonomik. Propozohet bashkëpunim në turizëm dhe ekonomi, gjegjësisht investime. Vizitat e reja do të varen nga situata e sigurisë në vend