Rruga më e ngadaltë në planet bën xhiron e rrjetit, shkak vendosja e pengesave të panumërta

Një rrugë po bën xhiron e internetit jo për shkak të pamjes së saj, por për shkak të vendosjes së pengesave të panumërta që detyrojnë drejtuesit e mjeteve të kufizojnë shpejtësinë me të cilën udhëtojnë.


Në videon e shkurtër e cila tashmë është bërë virale duke bërë xhiron e internetit, shfaqet një rrugë ku janë vendosur më shumë se 20 postblloqe në një distancë që duket të jetë jo më shumë se 30 metra.

Natyrisht, përveçse një makth, kalimi nëpër këtë pjesë të veçantë të rrugës bëhet edhe jashtëzakonisht i ngadalshëm, pasi çdo teknikë tjetër mund të bëjë që automjeti të bëhet i paqëndrueshëm dhe të dëmtojë sistemin e tij.

Përse dikush vendosi më shumë se 20 shtylla në një afërsi kaq të afërt, mbetet ende enigmë arsyeja e këtij vendimi, ashtu si edhe vendndodhja e rrugës në fjalë.

Kjo rrugë tashmë virale, përveç se ngjall kuriozitet, shkakton dhe të qeshura, pasi për një gjatë të vogël, nuk kishte pse të bëhej një investim i panevojshëm.