Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 3.785 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.


Një deklaratë e ministrisë tha se mbi 12 mijë njerëz janë plagosur gjithashtu në sulm.

Ministria tha gjithashtu se numri i të vdekurve palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar është 69, ndërsa 1.300 të tjerë u plagosën.

Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare, pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore janë në mbarim e sipër.

Kreu i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lehtësuar “vuajtjet epike njerëzore”.

– Konflikti Izrael-Palestinë

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit në mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur “Tufani i Aksa-së”.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën dhe morën nën kontroll portën kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael. Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet brenda Izraelit dhe ushtria izraelite nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Raportohet se 1.405 izraelitë, përfshirë 306 ushtarë humbën jetën ndërsa 3.968 u plagosën në sulmet e kryera nga Gaza.

Thuhet se 69 palestinezë janë vratë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Së fundmi, në sulmin që Izraeli zhvilloi më 17 tetor ndaj spitalit Al-Ahli Baptist në Gaza, u vranë 471 palestinezë ndërsa 342 u plagosën prej të cilëve 28 në gjendje të rëndë.