Rade Trajkovski-Shtekli është i plagosuri në qendrën tregtare East Gate Mall

Dy të plagosur nga të shtënat në qendër tregtare East Gate. Në sulmin e armatosur, sipas informacioneve fillestare, është plagosur edhe Rade Trajkovski-Shtekli, i cili saktësisht dy muaj më parë ka qenë cak i sulmit në të njëjtën edër tregtare dhe në të njëjtin lokacion, në garazhin e podrumit -1.


Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin Klinik të Shkupit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe MPB.

“Sot (24.10) nga Q.T East Gate është denoncuar se është shtënë ndaj dy personave të cilët me lëndime janë dërguar në spital për ti ofruar ndihmë. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga MPB./TS/