Presidenti palestinez bisedë telefonike me Presidentin egjiptian: Po punojmë për të ndaluar përshkallëzimin

Presidenti i Palestinës, Abu Mazen ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një bisedë telefonike me presidentin egjiptian, Abdel Fattah Al-Sisi, në të cilën ai nënvizoi nevojën për të punuar me të gjitha palët për të siguruar ndërprerjen e agresionit izraelit kundër palestinezëve, veçanërisht në Rripin e Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze Wafa.


Abu Mazen nënvizoi rëndësinë e ofrimit të ndihmës dhe ndihmës mjekësore për Gazën, duke përsëritur gjithashtu se zgjidhja e vetme për përshkallëzimin që po ndodh në rajon është ajo politike që i jep fund pushtimit izraelit të territorit të shtetit të Palestinës.me Jerusalemin si kryeqytet.