Pamjet mbresëlënëse me dron tregojnë liqene të fshehura në Islandë, të paprekura nga njeriu (VIDEO)

Fotografi rumun me bazë në Bukuresht Aurel Manea i ka kushtuar një dekadë të jetës së tij fotografisë dhe projekteve video. Njëri prej tyre e drejtoi në Islandë, një vend ishull pothuajse i shkëputur nga Evropa kontinentale.


Islanda është plot me gjëra me të cilat njeriu i zakonshëm nuk është mësuar – nga fakti që në dimër e gjithë dita është natë deri tek natyra aq e bukur saqë është plotësisht e paarritshme për njeriun e zakonshëm. Vetëm më këmbëngulësit mund të menaxhojnë dhe shijojnë natyrën e egër islandeze.

Kështu ishte edhe me këto liqene, bukuria e të cilëve qëndron në ngjyrat që mund të përjetohen vetëm nëse fotografohen nga një lartësi. Kjo është arsyeja pse fotografi përdori një dron dhe rezultatet janë modele aliene që ia lënë frymën kujtdo që i sheh.

– Liqenet ndodhen në një zonë shumë të paarritshme të Islandës dhe nuk arrita dot direkt tek ata sepse në fund ishte një lumë dy metra i thellë që duhej ta kaloja. Për fat të mirë, pas gjashtë kilometrash ecje gjeta një rrugë dhe arrita 200 metra larg liqeneve, gjë që mjaftoi për të dërguar një dron. Rezultati, siç mund ta shihni, është mjaft mbresëlënës – ka shkruar Aurel në përshkrimin e videos së tij, duke theksuar se nuk do të zbulojë vendndodhjen sepse dëshiron të inkurajojë njerëzit e tjerë që të eksplorojnë botën.

Ai kërkoi që ky vend dhe të tjera si ai të mbesin të kursyer nga turistët sepse shumica e atraksioneve turistike humbasin statusin e natyrës së paprekur shumë shpejt.