Pamje të rënda/ Si u kthye në masakër festivali i të rinjve izraelitë në shkretëtirë (VIDEO)

Për javë të tëra, adhuruesit e muzikës kishin pritur me padurim festivalin “Supernova” që do të mbahej në shkretëtirën në jug të Izraelit dhe që përkonte me festivalin hebre të Sukkot. “Ka ardhur koha kur e gjithë familja do të mblidhet përsëri. Dhe sa argëtim do të jetë!” – shkruan organizatorët e këtij festivali në rrjetet sociale para se të fillonte.


Por vetëm disa orë më vonë, faqet e organizatorëve në rrjetet sociale janë mbushur nga njerëzit e dëshpëruar që përpiqen të gjejnë të dashurit, pasi militantët palestinezë sulmuan festivalin dhe hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve të tij në operacionin e madh dhe të befasishëm ndaj Izraelit. Një pjesëmarrëse në festë, e quajtur Ortel, tha se shenja e parë se diçka nuk shkonte ishte kur ra një sirenë rreth agimit, duke paralajmëruar për raketa. Dëshmitarët okularë thanë se raketat u pasuan shpejt nga të shtëna armësh.

“Ata ndërprenë energjinë elektrike dhe papritmas nga hiçi [militantët] hynë brenda me armë zjarri, duke hapur zjarr në çdo drejtim. 50 terroristë mbërritën me furgonë, të veshur me uniforma ushtarake”, – tha ajo për Channel 12 të Izraelit.