Pas disa vitesh mungesë, “X Factor Albania” po rikthehet.


Lajmin e bëri të ditur Alketa Vejsiu, e cila tha se së shpejti do të zbulojnë super star-et e rinj të muzikës dhe skenës shqiptare, shkruan Indeksonline.

Së shpejti do të nis rrugëtimi përmes audicioneve në qytetet e Shqipërisë e të Kosovës.

“-19 Tetor Shkodra

– 20 Tetor Korça

– 23 Tetor Vlora

– 24 Tetor Durresi

– 25 Tetor Elbasani

– 26 Tetor Prishtina

– 27 Tetor Shkupi

– 31 Tetor Tirana”, shkroi ajo ndër të tjerash, duke i uruar konkurrentët ta kenë fatin e Dua Lipës.

Postimi i plotë:

“X FACTOR ALBANIA IS BACKKKK…❤️

Jemi shume shume te lumtur qe sjellim ne ekran pas disa vitesh mungese kete platforme te jashtezakonshme muzikore qe do te zbuloje talentet e reja ne muzike!

Pas shume vitesh mungese ne ekranet shqiptare te programeve “Talent Shoë”, po ju presim kudo ndodheni, qe t’ju zbulojme juve, super star-et e rinj te muzikes dhe skenes shqiptare!

”X Factor” eshte nje Produksion Gjigand, eshte nje shkolle e vertete e muzikes dhe e televizionit; talentet trajtohen ne menyren me spektakolare dhe performojne ne finalet e “live shoë” prane idhujve te tyre, njerez te afirmuar te skenes! X Factor eshte muzike, eshte gezim, eshte shoë, eshte emocion, eshte gare, eshte energji, eshte mundesi per te transformuar jeten pergjithmone, eshte garanci suksesi per karierren tende artistike, eshte endrra qe behet realitet, eshte “arratisje” nga jeta e zakonshme, dhe integrim i menjehershem ne jeten artistike! Kushdo qe ka nje enderr dhe do qe bota ta njohe e presim te vije ne audicionet e produksionit ne Shkollat e Muzikes ne Qytetet perkatese!

Para 10 Vitesh, qe te sillja Edicionin e Pare te X Factor ne Shqiperi, ishte nje sfide per mua personalisht. Pas kisha forcen e @veragrabocka me te cilen punoj dhe kam ndare endrrat e nje jete prej 24 vitesh! Kete enderr duam ta ndajme me te gjithe ju dhe fuqine Tv Klan qe beson tek forca e Talentit!

Nje brigade njerezish profesioniste do te punojne per ju qe te shkelqeni! C’tju themi? Paci fatin e Dua Lipes😘

Audicionet e Produksionit do te mbahen ne keto data:

– 19 Tetor Shkodra

– 20 Tetor Korça

– 23 Tetor Vlora

– 24 Tetor Durresi

– 25 Tetor Elbasani

– 26 Tetor Prishtina

– 27 Tetor Shkupi

– 31 Tetor Tirana

Presim me padurim tju takojme!

Suksese! 🤍”