Nëntë persona raportohet se janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë bllokuar pasi u shemb çatia e një kishe në Meksikë.


Bëhet fjalë për kishën “Ciudad Madero’s Santa Cruz”, ku raportohet se 49 persona janë dërguar në spital, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Policia e Meksikës ka thënë se rreth 100 njerëz ishin në meshë në momentin e shembjes.

Një numër fëmijësh besohet të jenë në mesin e të bllokuarve dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.