Momenti kur izraeliti ndihmon familjen e tij të arratiset përmes çatisë, por vetë vritet nga militantët e Hamasit (VIDEO)

Një burrë izraelit ndihmoi familjen e tij të arratisej nga Hamasi, por në fund u godit për vdekje nga militantët palestinezë.
Kryefamiljari arriti të nxjerrë nga dritarja të gjithë familjen e tij dhe përmes çatisë ndihmoi që ata të iknin nga sulmuesit.


Megjithatë, kur vetë doli për të ikur, izraeliti u vra nga militantët e Hamasit.

Pamjet e rënda që supozohet të jenë xhiruar së fundmi u publikuan në rrjetin social X nga mediumi Nexta.