Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në Ankara të Turqisë. Ministri i Brendshëm i Turqisë thotë se një kamikaz hodhi veten në erë përpara ndërtesës së ministrisë në kryeqytetin turk, duke plagosur dy oficerë policie.
Ali Yerlikaya tha se dy sulmues ishin përgjegjës për shpërthimet para ndërtesës së ministrisë.


“Rreth orës 09:30, 2 terroristë që erdhën me një automjet të lehtë komercial para portës hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë sonë të Punëve të Brendshme, kryen një sulm me bombë. Njëri prej terroristëve hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Nga zjarri u plagosën lehtë 2 policë tanë“, tha ministri.

Sulmi ndodhi në ditën kur në Turqi nis sesioni i ri parlamentar dhe presidenti Rexhep Taip Erdogan do t’i drejtohej ligjvënësve me fjalën e tij. Sakaq, pas shpërthimit masat e sigurisë janë forcuar rreth ndërtesës së parlamentit dhe godinës së Ministrisë së Brendshme.

 

Konkretisht, ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale thotë: “Rreth orës 09:30, 2 terroristë kanë drejtuar një mjet të lehtë komercial para portës së hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë. të Brendshme dhe kreu një sulm me bombë. Njëri nga terroristët i vuri flakën vetes dhe terroristi tjetër u neutralizua.

Gjatë të shtënave mbetën të plagosur lehtë 2 efektivë të policisë sonë. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë.

Lufta jonë do të vazhdojë e pandërprerë derisa terroristi i fundit të neutralizohet”, tha ai.

Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca. Pas panikut, qarkullimi në disa rrugë është ndërprerë dhe dëgjohen zhurmat e autoambulancave që po vërshonin drejt zonës.

Sipas CNN TURK, shpërthimi ndodhi në një automjet komercial gri. Mësohet gjithashtu se pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh.

Foto: Evrim Aydın/AA