Një mision i Kombeve të Bashkuara arriti në rajonin e Nagorno-Karabakhut të dielën – për herë të parë pas tre dekadave.


Lëvizja vie pasi më shumë se 100 mijë njerëz janë larguar nga rajoni i Nagorno-Karabakhut – ekuivalente me pothuajse të gjithë popullsinë e enklavës etnike armene – që kur Azerbajxhani pushtoi rajonin javën e kaluar.

Azerbajxhani njoftoi mbërritjen pasi shumica e popullsisë etnike armene u largua nga enklava pas rimarrjes së saj nga Baku.

Një zëdhënës i presidencës së Azerbajxhanit i tha AFP se misioni i OKB-së kishte arritur herët të dielën me detyrën kryesore të vlerësimit të nevojave humanitare në vend, raporton Euronews, transmeton KlanKosova.tv.

Më herët, OKB-ja njoftoi se kishte marrë dritën jeshile për të dërguar një mision në territor këtë fundjavë.

Separatistët armenë, të cilët kanë kontrolluar Nagorno-Karabakhun për tre dekada, kapitulluan dhe ranë dakord të dorëzonin armët javën e kaluar, pas një ofensive nga Azerbajxhani për të ripushtuar territorin.

Rreth 600 vdekje janë raportuar në vazhdën e kësaj ofensive ushtarake, ku vetë luftimet thuhet se kanë vrarë rreth 200 ushtarë nga secila anë.

Të dielën, Armenia, një rajon me shumicë të krishterë, mbajti një ditë lutjeje për Nagorno-Karabakun ndërsa kambanat e kishave binin në të gjithë vendin.