Shtatë vjet më vonë se sa ishte premtuar, Microsoft i ka dhënë fund mbështetjes për përditësime falas në kompjuterët Windows 7 dhe Windows 8.


Opsioni për të përmirësuar falas në edicionin më të fundit të Windows 11 duke përdorur një çelës Windows 7 ose 8 nuk është më i disponueshëm dhe kur u prezantua Windows 10, përdoruesve të këtyre dy sistemeve iu dha “mundësia për të përmirësuar falas deri në vitin 2016”.

Megjithatë, Microsoft e zgjati këtë afat për plot shtatë vjet, pa asnjë shpjegim zyrtar. Tani në faqen zyrtare është bërë e ditur se opsioni është ndërprerë, por duke pasur parasysh praktikën e mëparshme – provojeni, mbase nuk është vonë.

Tani, duket se kësaj “marrëveshjeje të heshtur” midis Microsoft dhe përdoruesve më në fund i ka ardhur fundi, me uebfaqen e Qendrës së Partnerit të Pajisjeve të Microsoft që thotë se “rruga e instalimit për të marrë përditësimin falas të Windows 7/8 tani është hequr”.

Nëse keni Windows 10, mund të përmirësoni në Windows 11 falas për sa kohë që pajisja juaj plotëson kërkesat minimale të sistemit.

Duket se çelësi i Windows 7/8 funksionon ende për sa kohë që versioni i Windows 11 që po përmirësohet është 22H2 ose më i vjetër, por kjo mund të konsiderohet ende si një paralajmërim përfundimtar për përdoruesit për të përmirësuar në sistemin e ri operativ.