Dy raketa Kornet u hodhën nga Libani drejt vendbanimit izraelit të al-Manara të enjten në mëngjes.


Izraeli u përgjigj me zjarr artilerie në periferi të Mais al-Jabal në anën libaneze të kufirit, njoftoi agjencia shtetërore libaneze, shkruan CNN.

Disa qytete në anën perëndimore të kufirit u bombarduan në agim të së enjtes, tha agjencia shtetërore e lajmeve.

Asnjë lëndim nuk u raportua në sulmet ajrore izraelite në periferi të qytetit Naqoura në Libanin jugor, shtoi agjencia.