Tre kompani farmaceutike kineze, të mbështetura nga banka kryesore botërore, po përdorin pjesë kafshësh të rrezikuara në ilaçet e tyre, përkatësisht pjesë nga leopardët dhe pangolinët.


Agjencia e Hetimit Mjedisor në Mbretëritë e Bashkuara tha se kishte gjetur 72 kompani të licencuara nga rregullatori kinez i drogës për të përdorur pjesë të trupit të specieve që përballen me kërcënimin e zhdukjes.

Pavarësisht se Kina, ashtu si edhe shumë qeveri të botës, kanë rritur mbrojtjen ligjore të kafshëve të rrezikuara, në raportin e agjencisë kishte të paktën nëntë produkte të deklaruara se përmbanin leopard ose pangolin.

Disa nga kompanitë e identifikuara shesin gjithashtu produkte që përmbajnë pjesë të tigrave dhe rinocerontëve.