Një femër suedeze ka hapur zemrën me ndjekësit e saj dhe thotë se meshkujt janë shumë të frikësuar që të dalin me të për shkak të bukurisë së saj.


Modelja Amber Johanssen pretendon se nuk ka qenë në një takim me një mashkull dhe nuk ka kryer marrëdhënie seksuale prej 2 vitesh pasi po vuan për të gjetur burrin e duhur.

Sipas saj kjo ndodh për shkak të bukurisë dhe suksesit që ka në jetë.

Pavarësisht se në rrjetet sociale meshkujt e ngacmojnë pafund, në jetën reale situata është ndryshe.

Amber shprehet e bindur se nuk ka për ta gjetur kurrë njeriun e duhur.

“Meshkujt më kanë thënë që nuk më marrin seriozisht dhe që vihen në siklet kur qëndrojnë me mua.

Kam provuar që të komunikoj me aplikacione takimesh, por djemtë mendojnë se është llogari false ose gjejnë përmbajtje të mia seksi që kam online dhe kjo e bën të sikletshme situatën.

Më duket sikur ata në fakt duan të më çojnë në shtrat sesa të njohin në të vërtetë se kush jam unë”, tha modelja.