Derisa tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve janë në rritje, Bullgaria e shfyrtëzon situatën ekzistuese që të “gjejë” sa më shumë bullgarë në Kosovë dhe t’u japë nënshtetësi. Sidomos në sulm janë boshnjakët dhe goranët, numri i të cilëve dukshëm do të ulet për shkak të agresivitetit të bullgarëve, e cila nga ato krijon “bullgarë të rinj” pikërisht me dhënien e nënshtetësisë dhe të dokumenteve bullgare, vlerëson Instituti ndërkombëtar për studime të Lindjes së Mesme dhe ballkanike (IFIMES) nga Lubjana, në analizën “Serbia – Kosova 2023: Lufta e dezinformatave”.


IFIMES thekson se Kosova nuk është e gatshme të kryejë regjistrim të popullsisë në përputhje me standardet e EUROSTAT-it në periudhën nga 1 nëntori deri më 15 dhjetor të vitit 2023. Edhe pse, sipas metodologjisë së OKB-së, nuk është e detyrueshme të deklarohet përkatësia etnike dhe fetare gjatë regjistrimit të popullsisë, në Kosovë, por edhe në rajon, ky prononcim është me interes më të madh (kombëtar).

“Bullgarizimi i Kosovës u intensifikua pikërisht për shkak të regjistrimit, sepse Bullgaria dëshiron që përmes regjistrimit ta legalizojë praninë e bullgarëve në strukturën e popullatës së Kosovës, ndërsa hapi tjetër është përfshirja e komunitetit bullgar në kushtetutë, siç kërkohet tashmë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi është që bullgarët të bëhen zyrtarisht një nga të ashtuquajturat komunitete joshumicë në Kosovë”, thekson analiza e IFIMES.