Sa më i mirë që është procesi i reformave aq më e mirë do të jetë mundësia e anëtarësimit. Ekziston një dritare e mundësive e cila tani është e hapur. Procesi nuk është aq i vështirë dhe bazohet në merita dhe askush nuk duhet të pres datë të caktuar, deklaroi sot kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për media me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Qeveri.


E pyetur nëse në KE tashmë po shqyrtohet propozimi franko-gjerman për reforma në BE, dhe nëse në vitin 2030, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme evropiane është i arritshëm për një reformë të tillë thelbësore në Union dhe nëse viti 2030 është i arritshëm, për BE-në njëjtë siç është i arritshëm edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor që ta përfundojnë pjesën e tyre të detyrimeve, ajo u përgjigj se “tani punët me të vërtetë ndryshojnë nga e mira dhe tani shohim dinamikë të vërtetë dhe moment në procesin e zgjerimit”.

“Tani duam që Ballkani Perëndimor të përfshihet në BE, ndërsa për këtë ju duhet të përgatiteni dhe ne duhet të përgatitemi. Është mirë që tani filloi diskutimi konkret në BE të cilin duhet ta bëjmë ne që të jemi të gatshëm, cilat janë çështjet të cilat janë hapur, cilat janë përgjigjet të cilat duhet t’i japim. Ky nuk ishte rasti në mandatin e kaluar. Diçka dukshëm ndryshoi në këtë mandat dhe gjërat por bëhen më konkrete. Dhe për këtë, lutja dhe inkurajimi im për lëvizje përpara në shtetet e ndryshme të Ballkanit Perëndimor sepse kjo me të vërtetë është dritare e mundësive përpara e cila është hapur tani. Ky proces nuk është aq i vështirë. Ai bazohet në merita dhe askush nuk duhet të presë datë të caktuar. Mund të jeni edhe më të shpejtë. Sa më i mirë që është procesi i reformave aq më e shpejtë do të vijë mundësia e anëtarësimit dhe kjo është me të vërtetë e rëndësishme. Ka dritare të mundësive që është e hapur dhe ejani bashkë ta shfrytëzojmë këtë moment”, theksoi Fon der Lajen.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese të cilat janë të nevojshme për fazën e ardhshme në bisedime, ajo tha se Maqedonia e Veriut është shtet sovran i cili i bën zgjedhjet e veta.

“Zgjedhja është e juaja. Dhe për këtë, me të vërtetë shpresoj se të gjitha palët, të gjitha partitë do ta shfrytëzojnë atë moment dhe do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese sepse bëhet fjalë për të ardhmen tuaj, për zgjedhjen tuaj dhe të gjitha partitë kanë përgjegjësi për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Ne duam që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së dhe shpresoj se pikërisht për këtë se lëvizja përpara do të jetë mirë dhe do të mbështetet nga shumica e gjerë”, theksoi ajo.

Në përgjigjen e pyetjes se pse nuk do të takohet me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski, duke pasur parasysh deklaratën e tij se ka pritshmëri nga vizita e saj në shtet, ndërsa ato janë bisedime të pakushtëzuara nga ana e BE-së, dhe a është e mundur të fitojmë bisedime të pakushtëzuara, ndërsa procesi i ndryshimeve kushtetuese të zgjidhet gjatë bisedimeve, Fon der Lajen përsëriti se “ndryshimet kushtetuese janë hap i nevojshëm në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së”.

“Ndryshimet kushtetuese janë hap i domosdoshëm në rrugën e anëtarësimit në BE dhe është vërtet e mahnitshme ajo që ka arritur Maqedonia e Veriut deri më tani, dhe prandaj dëshiroj vërtet që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të ecë përpara me vendosmëri, me pasion, me shumë suksese në rrugën e anëtarësimit. Kudo që jam, zakonisht takohem me kreun e shtetit dhe të Qeverisë, në varësi të rendit kushtetues. Ky është rasti me udhëtimin tim në Ballkanin Perëndimor, por është rasti me të gjitha vizitat dhe udhëtimet e mia të tjera kur vizitoj vendet anëtare, ekziston një rregull që takoj kreun e shtetit ose kryeministrin e shtetit”, u përgjigj Fon der Lajen.

Pas përfundimit të konferencës për media, ajo me kryeministrin Kovaçevski do ta vizitojnë fabrikën për përpunumin e pemëve dhe perimeve në afërsi të Shkupit, shfytëzyes i mjeteve nga programi IPARD i financuar nga BE-ja.