Fatlumi kap lotarinë 1.7 miliard dollarë, por me kushtin: Merr 700 milionë sot ose të gjitha, por me këste për 30 vjet

Një lojtar me fat i Powerball është bërë një miliarder brenda natës pasi fitoi xhekpotin e dytë më të madh në historinë e lotarisë amerikane.


Fatlumi në Kaliforni ka fituar 1.76 miliardë dollarë Powerball. Tashmë pasuria e tij është e njëjtë me atë të yllit ndërkombëtar, Rihannës. Pas këtij raportimi nga Forbes, Rihanna u shpall gruaja e dytë më e pasur në botë.

Bileta e vetme fituese, me vlerë 1.76 miliardë dollarë, u shit në dyqanin Midway Market & Liquors në Frazier Park, Kaliforni, të mërkurën mbrëma.

Identiteti i blerësit të biletës nuk është bërë i ditur. Ai ka qenë njëriu më me fat në 292.2 milionë të tjerë, pasi shanset për të fituar këtë llotari janë, 1 në 292.2 milionë.

Menjëherë pasi lojtari misterioz bleu biletën, u hodh shorti në studion e Florida Lottery në Tallahassee.

Biletat kushtojnë 2 dollarë secila dhe shiten në të gjithë SHBA, Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër të SHBA.