GAZA- Fakt i trishtë! Një nga 20 kamionët që kanë hyrë sot në Gaza përmes pikëkalimit Rafah ishte i mbushur me arkivolë. 20 ka qenë numri që Izraeli ka lejuar të hyjë në Gaza ku gjendja raportohet mjaft e rënduar. Njëri nga kamionët ishte i ngarkuar me arkivole, pjesa më e madhe mbanin ilaçe dhe karburant, ndërsa shumë pak ishte e ngarkuar me ushqim, raporton BBC.


Zyrtarët palestinezë thonë se 4,137 njerëz kanë vdekur në Gaza që kur Hamasi depërtoi dhe sulmoi Izraelin dy javë më parë, dhe ky i fundit nis hakmarrjen e tij ndaj Gazës me bombardime.

Vlen të përmendet ky numër i vdekjeve përfshin 471 njerëz që ministria e shëndetësisë së Gazës thotë se u vranë të martën në spitalin Arab Al-Ahli. Ky numër është i kontestuar, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Izraelit ka thënë se ishte “disa dhjetëra”.