Meta, kompania që qëndron pas rrjetit social Facebook, po i paguan të famshmëve miliona dollarë për t’i kthyer në chatbot.


Mediat lokale raportojnë se një personazh i famshëm pa emër mori deri në 5 milionë dollarë për vetëm gjashtë orë punë të nevojshme për ta kthyer atë në një chatbot.

Muajin e kaluar, CEO i kompanisë, Mark Zuckerberg, tha se rrjeti social tani ka chatbot të bëra në ngjashmërinë e njerëzve të famshëm si Kendall Jenner, Tom Brady, etj.

Për momentin, chatbot-et janë të kufizuar vetëm në tekst, por kompania planifikon të bëjë edhe versione video. Chatbot-et aktualisht kanë emra të ndryshëm nga personi nga i cili janë frymëzuar dhe mund të gjenden edhe profilet e tyre në Instagram.

Ndërkohë, shumë kritikojnë zhvillimin e fundit të chatbot-eve dhe inteligjencës artificiale, veçanërisht në drejtim të krijimit të përmbajtjes pa pëlqimin e dikujt.